Kajtazi: Kemi krijuar ëndërra dhe iluzione se jemi të fuqishëm sa edhe Amerikës ia kallxojmë vendin (VIDEO) NULL NULL 13.02.2024 21:34 13.02.2024 21:34 Opinionisti Vehbi Kajtazi në Rubikon, më 13 shkurt 2024. Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se në Kosovë janë krijuar ëndrra dhe iluzione të cilat i bëjnë të mendojnë se janë më të fuqishëm se Amerika. “Ajo që vërej unë në vazhdimësi është që secila përplasje e zotëri Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtij i rritet popullariteti në popull. Dhe nga vjen kjo sipas meje? Kjo vjen nga dëshira e madhe që ne të bëhemi të fuqishëm sa për t’i treguar Amerikës se kush jemi”, tha ai. “Ne kemi ndërtuar ëndrra – iluzione se jemi dikushi sa edhe Amerikës t’i tregojmë vendin, e kjo është shumë problematike”, shtoi Kajtazi në emisonin Rubikon. Ai mes tjerash tha se sa i përket intervistës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien lidhur me dinarin, pret që Kosova të dal dhe ti thotë deklaratë ‘naive’. “Sa i përket intervistës së diplomatit amerikan, unë pres që Kosova të dal dhe t’i thotë deklarata naive, Siç i kanë thënë sekretarit amerikan të Shtetit. Nëse e analizon mirë fjalë për fjalë këtë intervistë mesazhe më të rrepta nuk kemi marrë asnjëherë”, u shpreh Kajtazi. O’Brien, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit. Ai tha se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.