Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Furgoni me dinarë s’u lejua të hyjë në Kosovë, flasin nga Dogana

NULL NULL
07.02.2024 15:29
Ndalimi i furgonit me dinarë
Ndalimi i furgonit me dinarë. Foto: Kosovo Online

Mediat serbe raportuan se sot një furgon me dinarë serbë nuk është lejuar që të futet në Kosovë, përmes pikë kalimit kufitar në Jarinje.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi, Adriatik Stavileci, tha se aty ishin disa përfaqësues të një kompanie serbe e cila merret me transportin e parave.

Stavileci tha se furgoni i kësaj kompanie u kthy mbrapsht për shkak të mungesës së licencës nga BQK-ja.

“Me gjasë kanë qenë përfaqësues të një kompanie serbe që merret me transportin e parave. Ata kanë pyetur se nëse lejohet importi. Kompanitë që merren me këtë veprimtari fillimisht duhet të licencohen nga BQK-ja”, tha Stavileci për Klankosova.tv

“Kjo është pjesë e cila i takon kësaj të fundit. Por, neve na intereson licenca, nëse kompania e ka hyn, nëse nuk e ka s’mund të hyjë”, theksoi ai.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët.

Një furgon me dinarë nuk lejohet të hyjë në Kosovë në pikën kufitare në Jarinjë

lajme të ngjashme