Tusk: Qëndrimi i bashkuar i BE-së e bindi Hungarinë të zhbllokonte ndihmën për Ukrainën NULL NULL 01.02.2024 17:22 01.02.2024 17:22 Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka thënë se një qëndrim i fortë dhe i bashkuar prej 26 nga 27 liderët e BE-së për mbështetjen e mëtejshme për Kievin ishte vendimtar për të ndihmuar në bindjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orban për të rënë dakord për marrëveshjen, tha udhëheqësi i Polonisë. Tusk tha se udhëheqësit kishin “punuar drejt një pozicioni të qartë”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Ne duam të mbështesim Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë, ne do të jemi 27 veta, i gjithë komuniteti dhe askush nuk do t’i paguajë askujt asnjë shpërblim për të. Askush nuk do të kërkojë kompromise të kalbura”, është shprehur ai.