Nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës, Xhaferi e Kovaçevski më pas dalin për shëtitje (VIDEO) NULL NULL 28.01.2024 20:20 28.01.2024 20:20 Për herë të parë në histori, të hënën e 29 janarit në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptari Talat Xhaferi. Nesër nga ora 10:00 do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës në mes Dimitar Kovaçevskit e kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit. Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, kryeministri i ri dhe paraardhësi i tij do të mbajnë një konferencë për media, ku më pas do të dalin edhe për shëtitje në Shkup. Talat Xhaferi do të udhëheq qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj.