Zjarri përfshinë spitalin e Teheranit NULL NULL 26.01.2024 12:02 26.01.2024 12:02 Ambulanca në spitalin e Teheranit pas shpërthimit të zjarrit Mediat shtetërore raportuan se një zjarr i madh shpërtheu në një spital në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Zjarri, i cili përfshiu Spitalin Gandhi në veri të Teheranit, u kontrollua të enjten në mbrëmje. Zjarri ka djegur fasadën e jashtme të ndërtesës, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv. Nuk ka pasur viktima të raportuara deri më tani, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, duke shtuar se autoritetet po hetonin shkakun e incidentit. Televizioni shtetëror tha më herët se zona përreth spitalit, i cili ndodhet në veri të Teheranit, është rrethuar dhe spitali është evakuuar.