Ushtroi dhunë psikike ndaj prindërve të tij, arrestohet NULL NULL 20.01.2024 08:45 20.01.2024 08:45 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve të tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të premtes.