Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjedh kanalet televizive, kërcënon gazetarët, Bujar Behrami dënohet me 4 muaj burgim (VIDEO)

NULL NULL
19.01.2024 13:43
bujar behrami kercenoi herolind ademin
Pamje e bisedës ku Bujar Behrami kërcënon me jetë gazetarin e KIKS-it, Herolind Ademi

Vjedhja e kanaleve televizive i ka kushtuar me 4 muaj burgim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për kërcënuesin Bujar Behrami, i cili kërcënoi me jetë gazetarin e Kiks Kosovës, Herolind Ademi.

Gjykata vërtetoi se Behrami konsumoi veprën penale kanosje me 8 nëntor të 2023-ës, kur përmes platformës Viber, iu drejtua gazetarit të Kiks Kosovës, si “vec po t’kallxoj, vec mbyllu edhe mos dil, kjo osht hera e fundit që po t’kallxoj, ma mirë tërhiqu prej meje e mos u përzij se nuk han mo buke. Unë t’kom lokalizu, e di saktë ku je, nëse don me jetu edhe naj ditë, qekaq di me t’thon”.

Mesazhet kërcënuese të Behramit erdhën pasi Kiksi zbuloi skemën e tij mashtruese me IPTV ilegale të cilat i shiste ai.

Gjykata dënimin e bazoi edhe në faktin se përvec mesazheve kërcënuese, Behrami kishte telefonuar edhe Klan Kosovën, për t’ia lënë porosinë e njëjtë Ademit se do ta vrasë.

I dënuari kishte pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje duke u betuar se veprën e njëjtë nuk do ta bëjë asnjëherë dhe kjo është marrë si masë letësuese nga ana e Gjykatës, e cila shqiptoi dënimin prej 120 ditësh burgim.

Bujar Behrami: ”Veç një rast ma i vogël kryhet nga unë, e nënshkruaj burgimin e përjetshëm…”.

Ndërsa si masë rënduese, Gjykata ka theksuar faktin se i dëmtuari është me profesion gazetar dhe është kanosur pikërisht për shkak të profesionit dhe hulumtimit që e ka bërë.

Me 8 nëntor, Kiks Kosova, kishte prezantuar një hulumtim lidhur me vjedhjen e kontentit televiziv nga piratët e internetit të njohura si IPTV.

Në mesin e shumë gjetjeve, ishte edhe Behrami, i cili kur kuptoi se kishte rënë në llupën e gazetarëve të Kiks Kosovës, filloi të kërcënoi duke pretenduar se mund ta frikësoj gazetarin dhe hulumtimi të mos transmetohej.

Në fakt reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm duke arrestuar Behramin brenda pak orësh, për cka u mbajtë edhe ky Gjykim, i cili ka rezultuar me dënimin e Behramit për veprën penale kanosje ndaj gazetarit, Herolind Ademi.

lajme të ngjashme