Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Brod të Shtërpcës

NULL NULL
14.01.2024 21:13
Aksident trafiku
Foto ilustruese. Aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjëksore.

“Ju njoftojmë se sot,  rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugr Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore” .

“Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim.

lajme të ngjashme