Moska e sheh Tajvanin si pjesë të Kinës, thotë Ministria e Jashtme ruse NULL NULL 13.01.2024 16:16 13.01.2024 16:16 Ministria e Jashtme e Rusisë Moska vazhdon ta konsiderojë Tajvanin një pjesë integrale të Kinës, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Rusisë pasi votuesit zgjodhën Lai Ching-te nga partia pro sovranitetit si fitues të zgjedhjeve presidenciale. Fitorja e Lait, i cili që nga viti 2020 kishte shërbyer si zëvendëspresident, shënon vazhdimin e një qeverie që promovoi një Tajvan sovran dhe një identitet kombëtar të dallueshëm nga Kina, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Presidenti i zgjedhur tha se ishte një “fitore për komunitetin e demokracive” në mbarë botën dhe se votuesit tajvanezë i kishin rezistuar me sukses përpjekjeve të “forcave të jashtme” për të ndikuar në zgjedhje – një referencë ndaj përpjekjeve të Pekinit për të rrëzuar DPP-në.