Netanyahu pretendon se qëllimi i luftës në Gaza nuk është zhvendosja e palestinezëve NULL NULL 10.01.2024 23:06 10.01.2024 23:06 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ; Foto: Arkiv; Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se qëllimi i luftës në Gaza nuk është zhvendosja e palestinezëve. “Dua të bëj disa pika absolutisht të qarta: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë civile”, ka thënë kryeministri izraelit në një postim në X. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjet e ministrave të rangut të lartë të qeverisë izraelite, veçanërisht nga ministri i financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich.