Pesë të vdekur nga përplasja e avionëve në Tokio NULL NULL 02.01.2024 14:27 02.01.2024 14:27 Pesë persona në një aeroplan të rojës bregdetare japoneze kanë vdekur pasi avioni i tyre u përplas me një aeroplan pasagjerësh në aeroportin Haneda të Tokios. Avioni i rojës bregdetare do të dërgonte ndihma në zonat e goditura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Të 379 personat në bordin e avionit të djegur të Japan Airlines u evakuuan, tha linja ajrore. Në pamjet dramatike shihen pasagjerët duke ikur vrap nga avioni i djegur i Japan Airlines. Zjarri shpërtheu në fluturimin 516 të Japan Airlines, i cili ishte nisur nga Hokkaido në Japoninë veriore gati dy orë më parë.