Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli raporton se po vazhdon luftën në veri të Gazës, derisa zgjeron operacionet në qendër dhe jug

NULL NULL
30.12.2023 13:18
Gaza
Arkiv: Gaza

Izraeli raporton se po vazhdon përpara me luftime në qendër dhe jug të Gazës dhe thotë se po zgjeronte operacionet e tij derisa luftimet vazhdojnë edhe në veri të territorit.

Forca izraelite e Mbrojtjes ka thënë se kishte edhe luftime në veri në zonën Shejaiya, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Dy komplekse ushtarake të Hamasit u çmontuan nga trupat, të cilët kishin gjetur armë të shumta, pajisje shpërthyese, armë, pajisje ushtarake, pajisje komunikimi në komplekset përpara sulmit”, ka thënë IDF-ja.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam, thotë se vazhdon të luftojë forcat izraelite në shumë pjesë të Gazës, duke përfshirë kampin Bureij në qendër.

lajme të ngjashme