ShBA miraton paketën e fundit 250 milionëshe me ndihma për Ukrainën NULL NULL 28.12.2023 08:35 28.12.2023 08:35 Shtëpia e Bardhë ka miratuar një këst tjetër të ndihmës ushtarake të ShBA-së për Ukrainën. Vlera e kësaj pakete shkon në 250 milionë dollarë dhe përfshinë pajisje për mbrojtje ajrore, artileri, municion për armë të vogla dhe armë anti-tank, kanë thënë zyrtarët amerikanë, përcjell KlanKosova.tv. Kjo shënon financimin e fundit të disponueshëm pa miratimin e ri nga Kongresi, aty ku bisedimet kanë ngecur. Ukraina në anën tjetër ka paralajmëruar se përpjekjet për luftë dhe financat e saj publike janë në rrezik nëse nuk jepen ndihma të mëtejme nga Perëndimi.