Britania po përgatitet të dërgojë anije luftarake në Guajana NULL NULL 24.12.2023 10:17 24.12.2023 10:17 Britania e Madhe po përgatitet të dërgojë një anije luftarake në Guajana për të shfaqur mbështetje diplomatike dhe ushtarake për ish-koloninë britanike. Kjo pritet të ndodhë pasi Venezuela fqinje rinovoi pretendimin e saj për një pjesë të diskutueshme të territorit të Guajanas që është e pasur me naftë dhe minerale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se “HMS Trent” do të merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta pas Krishtlindjeve. Guajana, një anëtare e Commonwealth, është i vetmi komb anglishtfolës i Amerikës së Jugut.