Serbët në Kosovë i frikësohen eskalimit të dhunës NULL NULL 21.01.2016 10:40 21.01.2016 10:40 Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të parandalojë eskalimin e dhunës në Kosovë, ku, siç tha ai, situata e sigurisë është shqetësuese. Jevtiq në emisionin “Sporazum” (Marrëveshja) të televizonit Puls ka thënë se serbët nuk duan që të përsëriten ngjarjet e marsit të vitit 2004 dhe se është e qartë se situata aktuale e sigurisë në Kosovë është alarmante, përcjellë Klan Kosova. “Incidentet që u zhvilluan në zonat e banuara nga të kthyerit serbë tregojnë se situata është e brishtë , tha ai. “Kjo është ajo që ne nuk duam të përsëritet, andaj i bëjmë thirrje partnerëve tanë në Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar që të angazhohen për të parandaluar eskalimin e dhunës në rrugët e Prishtinës por edhe në zonat ku jetojnë serbët “, ka thënë Jevtiq.