Suharekë: Vdes një foshnje e porsalindur NULL NULL 21.12.2023 20:38 21.12.2023 20:38 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studençan të Suharekës. Një foshnje e porsalindur ishte dërguar nga nëna dhe familjarët në Emergjencën e Suharekës, ku edhe ka vdekur. Lidhur me rastin policia e ka nisur hetimet. Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se policia ka dal në vendin e ngjarjes. “Janë mbledhur dëshmitë nga dëshmitarët. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi. “Trupi i pajetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, theksoi ai.