Agjencia e OKB-së thotë se një pauzë humanitare nuk është e mjaftueshme NULL NULL 19.12.2023 22:21 19.12.2023 22:21 Gemma Connell, shefja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin për Çështjet Humanitare (OCHA), tha se një pauzë humanitare që lejon ndihmën në Gaza, nuk është e mjaftueshme. Sipas saj lufta duhet të përfundojë sepse një pauzë “nuk do të ofronte lehtësimin që do të mundësonte ringjalljen e Rripit të Gazës”. “Nuk u ofron njerëzve perspektivën për t’u rikthyer në jetë”. “Kjo nuk u siguron fëmijëve që tani jetojnë në tenda jashtë vendit ku po qëndroj, aftësinë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe për t’i rindërtuar ato”, i tha ajo BBC-së, transmeton Klankosova.tv.