Gallant: Forcat izraelite do të zgjerojnë operacionin tokësor në zona të tjera NULL NULL 19.12.2023 19:18 19.12.2023 19:18 Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se operacioni tokësor do të “zgjerohet në zona të tjera”. “Khan Younis është bërë kryeqyteti i ri i terrorit. Ne nuk do të heqim dorë nga aksioni ynë atje derisa të arrijmë te zyrtarët e lartë të Hamasit”, tha ai gjatë turneut në kufirin e Gazës, sipas komenteve të publikuara nga zyra e tij. Ndërsa thuhet se kur Gallant tha se “operacioni tokësor do të zgjerohet në zona të tjera”, e kishte fjalën për qendrën e Rripit ose qytetin më jugor të Rafahut, raporton Times of Israel, transmeton Klankosova.tv.