Admirali belg nuk e përjashton një luftë me Rusinë NULL NULL 19.12.2023 18:51 19.12.2023 18:51 BRUNO FAHY/BELGA/MAXPPP - Chief of Defence, Amiral Michel Hofman pictured during a visit of Defence Minister to the 1/3 battalion of lancers leaving for Romania, they will be under the command of a French battalion to carry out a protection and deterrence mission part of NATO's heightened vigilance, following the activation by SACEUR of the NRF (Nato response Force) for the first time in history, Tuesday 01 March 2022. BELGA PHOTO BRUNO FAHY (MaxPPP TagID: maxnewsfrfour901439.jpg) [Photo via MaxPPP] Shefi i Shtabit të Ushtrisë belge, Mochel Hofman, ka paralajmëruar se një luftë mes vendit të tij dhe Rusisë nuk është e pamundshme. Në një intervistë për “VRT News”, ai përmend faktin se Rusia ka kaluar në një ekonomi lufte dhe se toni i presidentit rus, Vladimir Putin vazhdon të jetë kërcënues. Admirali Hofman tha se “Evropa duhet urgjentisht të përgatitet dhe ta bëjë të qartë se mund të mbrohet”. “Është një skenar i frikshëm. Një luftë e gjithanshme me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Sot, ne kemi arsye për t’u shqetësuar. Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për të sulmuar një fqinj”, tha ai për VRT. Ai thotë se për momentin, ushtarët e Vladimir Putinit janë të angazhuar vetëm në një front, në Ukrainë. Por thotë se frika e luftimeve më të ngushta nga vendet perëndimore po rritet. “Kjo për shkak të tensioneve mes vendeve ballkanike, të cilat mund të bëjnë të mundur hapjen e një fronti të dytë në këtë zonë. Një luftë në këtë pjesë të botës mund të lejojë Moskën të zgjerojë ndikimin e saj”. Mediumi belg “Midilibre” tha se është e rëndësishme të kujtojmë se drejtuesi i Kremlinit mban marrëdhënie shumë të mira me disa vende të ish-Jugosllavisë, si Serbia. Më tej thuhet se vendi, kryeqyteti i të cilit është Beogradi, shpreh hapur dëshirën e tij për kontroll dhe zgjerim në disa rajone me shumicë serbe si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. Prandaj, ideja e një fushëbeteje të re nuk duhet të merret lehtë nga shefi belg i mbrojtjes. “Evropa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që dëshirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë, në mënyrë që të pengonin Rusinë nga hapja e një konflikti paralelisht me konfliktin në Ukrainë”, tha Admirali belg, Michel Hofman. /Klankosova.tv