Erdogan viziton Budapestin për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike turko-hungareze NULL NULL 18.12.2023 22:32 18.12.2023 22:32 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Budapest të hënën për të takuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Udhëheqësi i Turqisë filloi vizitën e tij në Sheshin e Heronjve në zemër të kryeqytetit, ku u prit me nderime ushtarake nga presidentja hungareze, Katalin Novak. Kjo është vizita e tij e dytë gjatë disa muajve, kjo si shenjë e afërsisë së dy liderëve dhe përkon me 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve. Në menynë e diskutimeve ishin “thellimi i bashkëpunimit dypalësh” dhe çështjet e energjisë pasi Hungaria pritet të fillojë importimin e gazit përmes Turqisë në vitin 2024. Një nga temat e tjera kryesore në tavolinë ishte anëtarësimi i Suedisë në NATO, të cilit asnjëri prej vendeve nuk i ka dhënë ende dritën jeshile. Erdogan, i cili më në fund ra dakord të heqë veton e tij në korrik, kohët e fundit e kushtëzoi ratifikimin nga Turqia me shitjen “e njëkohshme” të avionëve F-16 në Turqi nga Kongresi amerikan. Hungaria, nga ana e saj, ka dhënë mbështetjen e saj në parim, por ka muaj që po zvarritet, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.