Pas Rezervës Federale Amerikane edhe Banka e Anglisë mban normat e pandryshuara NULL NULL 14.12.2023 14:03 14.12.2023 14:03 Banka e Anglisë ka mbajtur normat e interesit të pandryshuara. Kjo vjen pas një vendimi të ngjashëm të marrë pak orë më herët nga Rezerva Federale e ShBA-së, raporton The Telegraph. Sipas njoftimit nga Komiteti i Politikës Monetare, normat do të mbesin në nivelin prej 5.25 përqind – më së larti në 15 vjetët e fundit. Kjo normë vazhdon të mbetet në këtë nivel që nga gushti i këtij vitit, transmeton KlanKosova.tv. Vendimi për t’i ngritur normat e interesit është bërë në përpjekje të uljes së normës së inflacionit. Ato sipas paralajmërimeve mund të ulen në vitit e ardhshëm.