VV voton kundër rritjes së koeficientit të pagave në sektorin publik NULL NULL 14.12.2023 12:43 14.12.2023 12:43 Nuk ka kaluar propozimi i amandamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik nga 110 në 115 euro. Partia e këtij të fundit ka votuar kundër këtij propozimi, kështu duke mos u votuar nga ana e shumicës parlamentare. Në seancën e sotme, po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit të buxhetit për vitin 2024. Ky buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë euro. Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, e ka paraqitur raportin e Komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat nuk kanë marrë përkrahjen e Komisionit.