Rreth 4 mijë persona marshojnë në Bruksel kundër antisemitizmit NULL NULL 10.12.2023 18:58 10.12.2023 18:58 Mijëra njerëz protestuan në Bruksel të dielën kundër antisemitizmit mes shqetësimeve të komunitetit hebre të Belgjikës për rritjen e numrit të incidenteve antisemitike në Evropë që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit dhe nisja e ofensivës së Izraelit në Gaza. Policia vlerësoi numrin e protestuesve në rreth 4,000. Në një tubim paqësor, ata valëvitën flamujt belg dhe mbanin pankarta ku shkruhej: “Nuk duhet të jesh hebre për të marshuar kundër antisemitizmit” dhe “Gëzimi hebre është rezistencë”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv./Klankosova.tv