Zyrtarët: Më shumë se 600 persona kaluan në Egjipt përmes vendkalimit Rafah NULL NULL 07.12.2023 22:24 07.12.2023 22:24 gaza raketa Të paktën 634 persona kaluan në Egjipt të enjten përmes pikës kufitare Rafah, kanë thënë zyrtarët, duke përfshirë më shumë se 400 persona me shtetësi dyfishtë. Kjo është një përmbledhje e atyre që dolën nga Gaza në Egjipt, sipas Autoritetit të Kalimit të Rafahut: 413 persona me shtetësi të dyfishtë 121 pacientë palestinezë 78 palestinezë që shoqërojnë pacientët 10 anëtarë të Kombeve të Bashkuara 8 nga “Mjekët pa Kufij” 4 shtetas të Emirateve Tutje, bëhet e ditur gjithsej 70 kamionë ndihma kanë hyrë në Gaza, duke përfshirë një ngarkesë prej 79 mijë litrash karburant.