SHBA-ja thotë se Izraeli ka ‘përgjegjësi morale’ për të mbrojtur civilët NULL NULL 03.12.2023 10:34 03.12.2023 10:34 Aleati kryesor i Izraelit, SHBA-ja, po bën thirrje për veprime më të forta për të shmangur vdekjet e civilëve në Gaza. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Izraeli ka “përgjegjësi morale” për të mbrojtur civilët. “Nëse i shtyn ata në krahët e armikut, ju zëvendësoni një fitore taktike me një humbje strategjike,” tha Austin në një ngjarje në Kaliforni. Ai theksoi se SHBA-ja do të qëndrojë pranë “mikut të saj më të ngushtë në botë”, ndërsa tha se u bëri presion zyrtarëve izraelitë që të zgjerojnë në mënyrë dramatike aksesin e Gazës në ndihma humanitare, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Komentet e tij erdhën të shtunën ndërsa forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre në jug të Gazës, ku qindra mijëra njerëz nga veriu i Rripit po kërkojnë strehim. Përpara se Austin të fliste, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris tha se “shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë” dhe e përshkroi shkallën e vuajtjes si “shkatërruese”.