Gjermani: Dyshohet se një shqiptar u vra nga një shqiptar tjetër NULL NULL 02.12.2023 10:53 02.12.2023 10:53 Një shqiptar raportohet se u vra në Gjermani. Rasti tragjik dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh në Schleswig-Holstein. Siç raportohet, viktima është një 27-vjeçar me inicialet R.H, përcjell Klankosova.tv Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë bërë publike edhe detaje. Mediat gjermane raportojnë se R.H, është vrarë po nga një shqiptar i moshës 17-vjeçare. Ndërkohë Abcnews.al, shkruan se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese, përcjell Klankosova.tv Tre ditë më parë, familjarët e të ndjerit kishin njoftuar rreth vdekjes së 27-vjeçarit shqiptar. I ndjeri, jetonte prej më shumë se tre vjetësh që jetonte mes Gjermanisë dhe Francës. Dyshimet kryesore janë për prishjet e pazareve të drogës, megjithatë i riu në Shqipëri nuk rezulton me precedent penal.