Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli konfirmon vdekjen e disa robërve në Gaza

NULL NULL
02.12.2023 00:20
Gaza
Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se katër pengje, Eliyahu Margalit, Mia Goren, Ronen Engel dhe Aryeh Zalmanovich, kanë vdekur në Gaza.

Hagari tha se familjarët e robërve të vdekur janë njoftuar, por nuk ka specifikuar se si kanë vdekur robërit dhe as kur, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Times of Israel raportoi gjithashtu se një deklaratë e lëshuar në emër të Kibbutz Be’eri të premten njoftoi vdekjen e një prej banoreve, Ofra Keider, në Gaza. Ajo ishte zënë rob më 7 tetor.

Një tjetër rob, Guy Iluz, u shpall i vdekur nga shkolla e mesme nga e cila u diplomua, pa dhënë detaje të mëtejshme, tha faqja e internetit.

Më herët të premten, Izraeli njoftoi për vdekjen e Ofir Tzarfati, i cili gjithashtu u kap rob më 7 tetor.

lajme të ngjashme