Kamëz: Vritet me armë zjarri një 55-vjeçar, plagoset një tjetër NULL NULL 30.11.2023 16:43 30.11.2023 16:43 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kamëz. Bëhet e ditur se vrasja është kryer nga një 70-vjeçar e ka vrarë fqinjin e tij, 55-vjeçar dhe ka plagosur një 50-vjeçar, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se konflikti mes fqinjëve ka ndodhur për një kanal uji, ku do të vendosej një tabelë dhe secili pretendonte që tabela mos të kapte tokën e tij.