Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Nuk ka lëvizje nga jugu i Gazës në veri gjatë armëpushimit NULL NULL 23.11.2023 23:29 23.11.2023 23:29 Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se lëvizja në Gaza do të kufizohet gjatë pauzës katërditore të luftimeve. “Lëvizja e banorëve nga jugu i Rripit të Gazës në veri nuk do të lejohet në asnjë mënyrë, por vetëm nga veriu në jug”, tha ai në një postim në X. Tutje Adraee deklaroi se nga jugu i Rripit në veri nuk do të lejohet as lëvizja e pakoordinuar e kamionëve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa shtoi se trupat izraelite do të vendosen në zona ku ka më pak banorë.