Ministri sugjeron sanksionimin e gazetës izraelite për mbulimin e luftës NULL NULL 23.11.2023 18:50 23.11.2023 18:50 Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, akuzoi gazetën Haaretz për propagandë kundër shtetit të Izraelit gjatë kohës së luftës. Në një letër, ministri i bëri thirrje qeverisë të ndalojë çdo reklamë në këtë gazetë dhe të mos hyjë në asnjë marrëveshje të re tregtare, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Karhi akuzoi mbulimin e Haaretz për marrjen e “një linjë të dëmshme që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet ushtarake dhe qëndrueshmërinë shoqërore”. Ndërsa gazeta e cila është nga më të respektuarat në Izrael, ka mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe kushteve që i paraprinë sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Haaretz ka shkruar se kreu i qeverisë izraelite ka përgjegjësi për sulmet, sepse sipas tyre ka dështuar në identifikimin e rreziqeve.