Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Marrëveshja Izrael-Hamas synon të sigurojë më shumë lirim pengjesh

NULL NULL
22.11.2023 12:34

Marrëveshja e rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit fillimisht lejon që 50 gra dhe fëmijë pengje të lirohen në grupe nga Hamasi në këmbim të një pauze katër-ditore në luftime.

Por marrëveshja, me sa duket, është strukturuar për të inkurajuar lirime të mëtejshme, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Iniciativa është për një pauzë më e gjatë në luftime: “Lirimi i çdo 10 pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë”, thuhet në deklaratën e qeverisë izraelite.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme për familjet e pengjeve, disa prej të cilëve kishin thënë se nuk donin të shihnin një marrëveshje të pjesshme.

lajme të ngjashme