Ushtarët izraelitë ‘duke kryer operacione tokësore’ në Gaza (FOTO) NULL NULL 22.11.2023 10:39 22.11.2023 10:39 Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se po vazhdojnë operacionet tokësore në Gaza, përpara armëpushimit katër-ditor të rënë dakord me Hamasin. Sot Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se trupat e tyre po vrisnin militantë, po shkatërronin “infrastrukturën terroriste” dhe po gjenin “armët e ruajtura brenda ndërtesave civile”. Ata shtuan se trupat kishin “neutralizuar një bosht tuneli terrorist” këtë mëngjes. Izraelitët kanë shpërndarë edhe disa fotografi, duke pretenduar se tregojnë operacionin e tyre ushtarak.