Tre të vdekur dhe tre të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në Alaskë NULL NULL 22.11.2023 10:55 22.11.2023 10:55 Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një rrëshqitje vdekjeprurëse e dheut në Alaskë. Rrëshqitja që vlerësohet të jetë 137 m e gjerë, ndodhi rreth orës 21:00 të së hënës gjatë një stuhie pranë Wrangell, një komunitet ishullor prej 2.000 banorësh. Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në një kërkim fillestar dhe trupat e dy të rriturve u gjetën më vonë nga një operator droni, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Dy fëmijë dhe një i rritur mbetën të pagjetur pas katastrofës dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të tyre.