Një mjek thotë se situata është katastrofike në një spital në qendër të Gazës NULL NULL 14.11.2023 07:49 14.11.2023 07:49 Doktori Ebrahem Matar është një specialist i zemrës në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin e Martirëve Aqsa – e vetmja qendër mjekësore në zonën e mesme të Rripit të Gazës. “I gjithë spitali për momentin është plot me njerëz të plagosur dhe gjithashtu është plot me refugjatë që e morën spitalin si strehë sepse humbën shtëpitë e tyre”, tha mjeku për programin Neësday të BBC-së. Matar tha se kishte vetëm një sallë operacioni dhe numër të kufizuar të stafit. “Është katastrofike dhe e vështirë. Shohim pacientë të përkeqësuar nga dhimbjet e vazhdueshme dhe infeksionet rezistente të vazhdueshme. Spitali është në një nga zonat ku ushtria izraelite u ka thënë palestinezëve të ikin”. “Ne jemi në zonën e mesme të Rripit të Gazës. Pjesa më e madhe e pushtimit është ende në qytetin e Gazës. Pra, këtu është qetësi. Por presioni i punës brenda spitalit është shumë i madh, mezi gjejmë kohë të paktën të flemë. Ushqimi po pakësohet, uji gjithashtu po pakësohet”, ka thënë ai për BBC, transmeton Klankosova.tv.