Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të mbahen më 17 mars NULL NULL 13.11.2023 14:20 13.11.2023 14:20 Parlamenti rus mund të njoftojë më 13 dhjetor se zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm të jenë caktuar të mbahen më 17 mars, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar një burim në parlament. Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur tashmë të kandidojë në zgjedhje, raportoi Reuters javën e kaluar, duke cituar gjashtë burime, një lëvizje që do ta mbajë atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030, ndërsa ai kërkon të drejtojë Rusinë në periudhën e saj më të pasigurt në dekada, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.