Ukrainë, Rusia godet një anije civile në portin e Detit të Zi në Odesa NULL NULL 08.11.2023 21:42 08.11.2023 21:42 Të paktën një person është vrarë pasi një raketë ruse goditi një anije civile që po hynte në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, thotë ushtria e Ukrainës. Sipas forcave të mbrojtjes jugore, anija me flamur liberian u godit nga një raketë anti-radar. Mësohet se piloti i anijes ka vdekur, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit filipinas dhe një punonjës porti janë plagosur. Rusia nuk ka komentuar ende për incidentin. Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, konfirmoi incidentin në mediat sociale, duke shtuar se anija supozohej të transportonte mineral hekuri në Kinë. Anijet që hyjnë dhe dalin nga porti i Odesës kanë qenë në rrezik të sulmit rus që kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje në fillim të këtij viti që lejonte eksportin e sigurt të grurit ukrainas. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se i konsideron të gjitha anijet e ngarkesave në Detin e Zi me destinacion Ukrainën si objektiva të mundshme ushtarake. Sipas Kubrakov, sulmi i së mërkurës është sulmi i 21-të i synuar në infrastrukturën të porteve që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.