Halitjaha niset për në Hagë: S’jam arrestuar, jam ftuar NULL NULL 07.11.2023 14:19 07.11.2023 14:19 Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka udhëtuar drejt Hagës i shoqëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç ka parë ekskluzivisht Klan Kosova. Ai ka thënë se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale. Nuk dihet nëse i njëjti do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, për Zonën e cila përmendet në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.