Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stuhi edhe në Korçë, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

NULL NULL
04.11.2023 00:18

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.

Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para të stuhisë, pasi dhjetëra fshatra në Bashkinë e Korçës dhe Maliqit janë pa energji elektrike.

Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, kurse në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore.

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut./abcnews.al

lajme të ngjashme