Në prag të një ‘Prime’ të zjarrtë të BBVK në Klan Kosova dhe Artmotion (VIDEO) NULL NULL 30.10.2023 18:28 30.10.2023 18:28 Këtë të hënë do mbahet nata e katërt ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova 2. Derisa ditët po kalojnë gjithçka brenda mureve të shtëpisë më të fashmshme në vend po bëhet më dinamike dhe atraktive. “Vikend i lotëve”, i referohet Përgjegjësi i Gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani derisa raporton për gjithë atë që ka ndodhur në fundjavë, teksa banorët po shprehin ndjenjat në forma e për gjëra të ndryshme. Lumbardhi ka derdhur lot për Albën, derisa Edona për sjelljen e disa prej banorëve në drejtim të saj. Po ashtu Vesa, ka shpërthyer në lot, duke treguar historinë e prishjes së raporteve me vëllain e saj. Por polemika, debate, kundërshtime e biseda të këndshme ka pasur edhe ndër banorët e tjerë. Por shumë më shumë vjen në ‘Prime’ që nis nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe Artmotion.