Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, goxha më ndryshe prej atyre që i kemi kritikuar (VIDEO) NULL NULL 26.10.2023 23:51 26.10.2023 23:51 Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit. “Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”. Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe. “Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca./Klankosova.tv