Erdogan e nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO NULL NULL 23.10.2023 17:06 23.10.2023 17:06 Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ky protokoll është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, për t’u ratifikuar. Kjo u bë e ditur nga Drejtori për Komunikim e Presidencës turke, shkruan Asociated Press përcjell Klankosova.tv Erdogan e kishte kushtëzuar anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veriatlantike. Shefi i shtetit turk e kishte akuzuar shtetin Stokholmin se ishte shumë i butë ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që ai i konsideron si kërcënime të sigurisë. Shteti turk po ashtu shfaqi zemërimin si pasojë e një sërë protestash për djegien e Kuranit në Suedi. 31 aleatët e NATO-s duhet të mbështesin anëtarësimin e Suedisë. Deri më tani, vetëm Turqia dhe Hungaria janë dy aleatët e vetëm që ende nuk e kanë ratifikuar atë.