Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ushtria izraelite planifikon t’i shtojë sulmet në Gaza që sonte

NULL NULL
21.10.2023 21:55
Sulmet Gaza

Ushtria e Izraelit planifikon që t’i shtojë sulmet në Gaza duke nisur nga sonte.

Është zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, ai I cili e ka bërë të ditur këtë pak minuta më parë.

“Do t’i thellojmë  sulmet tona, për ta zvogëluar rrezikun ndaj forcave tona në fazat tjera të luftës, prandaj do t’i shtojmë sulmet që sonte”, është shprehur ai, raporton BBC.

Hagari ka ftuar banorët rezidentë në Gaza që “të vazhdojnë të lëvizin drejt jugut për sigurinë e tyre”.

lajme të ngjashme