Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Postecoglou dhe Son Heung-min më të mirët e shtatorit në Premier League

NULL NULL
13.10.2023 13:49

Tottenhami Hotspur përveç që është lider në Premier League, po dominon edhe në çmimet e më të mirëve për muajin shtator.

Kjo pasi trajneri i Spursave, Ange Postecoglou është emëruar trajneri i muajit shtator. Skuadra e tij nuk pësoi humbje dhe renditet në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara, me katër fitore dhe dy barazime.

Për Postecogloun, është hera e dytë rresht që e fiton këtë çmim, transmeton Klankosova.tv.

Veç trajnerit, edhe çmimi i lojtarit të muajit i shkoi Tottenhamit, kapitenit, Son Heung-min, i cili në katër ndeshje realizoi gjashtë gola.

lajme të ngjashme