Aksioni i policisë në Prishtinë NULL NULL 10.10.2023 20:04 10.10.2023 20:04 policia Policia është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë. Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. “Për detaje dhe informacione shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Hoxha. Në media është raportuar se aksioni ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve. Raportohet po ashtu se ka edhe të arrestuar. Klankosova.tv ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.