Sulmi në shkollë: Pejanët s’u tutën nga shoku “terrorist” (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 09.10.2023 20:11 nga Drin Demiri 09.10.2023 20:11 Mungesa e njërit prej nxënësve është e theksuar në një paralele të klasës së 11-të në gjimnazin ”Bedri Pejani” në Pejë. Të pranishmit tjerë sikur e patën mendjen te ajo për çfarë shoku i tyre 16 vjeçar ra në pranga, të shtunën, për një vepër të mundshme që kishte gjasa të lidhej direkt me ta. I mituri pretendohet se bëri plan të kryejë akt terrorist, duke vrarë 6 prej shokëve e shoqeve, më 31 tetor. Skenari, që u bë i ditur pas arrestimit, shqetësoi ata për të cilët ishte përgatitur. Planin i cili ishte i gatshëm, hetuesia e zbuloi përmes rrjetit social TIK-TOK. Atë, i mituri dyshohet se e kopjoi nga një sulm i ngjashëm në të cilën u vranë tetë nxënës në një shkollë në Serbi, majin e këtij viti, njofton Klan Kosova. 16 vjeçari dyshohet se për këtë punë edhe komunikoi me persona nga shteti fqi i Kosovës. Drejtori i shkollës tha se nuk ishte vërejtur ndonjë sjellje e çrregullt te ky nxënës, përveç vonesave. Me propozimin e kujdestares së klasës, të miturit pritet t’i shqiptohet masa e pezullimit nga shkolla, të hënën.