Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Pres bisedime të vështira, do të kem takime me Borrell, Macron dhe Sunak

NULL NULL
05.10.2023 12:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të arritur në Samitin e Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, ka paralajmëruar disa takime bilaterale.

Ai para reporterëve serbë ka thënë se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira, raporton Euronews Serbia, përcjell Klan Kosova.

Në samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë, pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

lajme të ngjashme