Ukraina rrëzon 24 dronë të lëshuar nga ushtria ruse NULL NULL 05.10.2023 08:08 05.10.2023 08:08 Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 24 nga 29 dronë rusë të nisur në sulmet në territorin e saj gjatë natës, tha të enjten shtabi i përgjithshëm ukrainas. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se dronët u shkatërruan mbi rajonet jugore të Odesa dhe Mykolaiv, si dhe në rajonin qendror të Kirohovrad. “Armiku vazhdon përpjekjet e tij për të shkatërruar portin dhe infrastrukturën tjetër të jugut, po terrorizon edhe rajonet qendrore”, tha komanda jugore e Ukrainës. Ai tha se një strukturë e paspecifikuar infrastrukture u godit në rajonin e Kirohovrad dhe zjarri që rezultoi ishte vënë nën kontroll. Nuk ka asnjë informacion për viktima, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.