Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore

NULL NULL
04.10.2023 23:53

Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit.

Mediet ukrainase raportojnë se sulmi është kryer gjatë natës.

Videot e postuara në kanalet ruse Telegram me sa duket kapën tingujt e shpërthimeve mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës që folën për mediat nuk dhanë hollësi për shkallën e dëmit.

Rusia më herët sipas lapsi, pretendoi se forcat e saj kishin rrëzuar 31 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk.

lajme të ngjashme