Rekordi i Guinness, 104-vjeçarja bëhet parashutistja më e vjetër (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 03.10.2023 21:01 nga Iliri Pireva 03.10.2023 21:01 Dorthu Hoffner, 104-vjeçarja nga Chicago, mori guximin për t’u hedhur nga lartësia prej 4,100 metrash me parashutë teksa ishte e lidhur me një instruktor profesionist. Më këtë fluturim ajo po synon të marrë certifikatën e rekordit botëror Guinness, si personi më i moshuar që bën një kërcim të tillë lartësie. Në momentin kur preku tokën, gruaja me më shumë se një shekull jetë i tha një turme mbështetëse se mosha ishte vetëm një numër. Pas këtij kërcimi u raportua se Skydive Chicago po punon që Rekordet Botërore Guinness të vërtetojnë fluturimin e Hoffnerit. Me të, ajo do t’ia zë vendin Linnéa Ingegërd Larsson nga Suedia, e cila në maj të vitit 2022 u bë parashutistja me e vjetër në moshën 103-vjeçare.