Dhuna në Athinë, anulohet vizita e Ballës në Greqi NULL NULL 08.08.2023 09:57 08.08.2023 09:57 Është anuluar takimi mes ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologut të tij grek, Ionais Ikonomou, i parashikuar që të mbahej ditën e sotme. Shkak për anulimin e takimit janë bërë incidentet e dhunshme mbrëmjen e djeshme në Athinë mes tifozerisë së AEK dhe Dinamo Zagreb. Si pasojë e përleshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, 1 i ri humbi jetën, teksa 8 të tjerë u plagosën, ndërkohë që 96 persona janë arrestuar. Balla kishte njoftuar më herët takimin me Ikonomou, me të cilin do të diskutonte për sigurinë kufitare dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik./A2CNN